Berat Gjimshiti është paraqitur gjatë gjithë ndeshjes në qendër të mbrojtjes te Atalanta që barazoi në udhëtim ndaj Fiorentinas me rezultatin, 1:1.
Kjo ndeshje u zhvillua të hënën mbrëma dhe i takoi javës së 30-të të Serie A italiane. Në stol te Atalanta ishte edhe shqiptari tjetër, Endri Muhameti.
Joakim Maehle shënoi golin e epërsisë për Atalantan në minutën e 37-të, ndërsa në minutën e 55-të, Fiorentina barazoi rezultatin në 1:1 nëpërmjet Arthur Cabralit. Atalanta zë vendin e gjashtë me 49 pikë, kurse Fiorentina është në vendin e nëntë me 42 pikë.
Artikuj të ngjashëm