Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimshiti asistoi në fitoren kundër Rrahmanit

Berat Gjimshiti ka kontribuar me një asistim në fitoren e Atalantas kundër Napolit me rezultatin, 4:2. Mbrojtësi i Shqipërisë asistoi në golin e katërt të shënuar nga Cristian Romero në minutën e 79-të. Gjimshiti luajti deri në fund të takimit që u zhvillua të dielën në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit italian, Serie A.

Te Napoli gjatë tërë takimit u aktivizua edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani. Golin e parë të Atalantas e shënoi Duvan Zapata në minutën e 52-të. Për rezultatin 1:1 shënoi Piotr Zielinski, ndërsa në 2:1 epërsinë e ngriti Robin Gosensi në minutën e 64-t.

Atalanta në minutën e 71-të shënoi edhe golin për 3:1 nëpërmjet Luis Murielit, ndërsa Napoli në minutën e 76-të e ngushtoi epërsinë në 3:2 me autogolin e shënuar nga Gosensi. Tre minuta më vonë Atalanta e shënoi golin e katërt nëpërmjet Romeros me asistim të Gjimshitit. Atalanta është në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Napoli në vendin e shtatë me 40 pikë.