Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimnastja më e vjetër olimpike

Gjimnastika vlerësohet prej sporteve më të vështira, ndërsa specifike është që kulmi arrihet në moshë fare të re, madje në shumicën e rasteve para të njëzetave. Por edhe në gjimnastikë ka përjashtime, raporton Koha.net.

Oksana Chusovitina do të jetë 46-vjeçare kur të mbahen Lojërat Olimpike në Tokio, vitin e ardhshëm. Ajo do të bëhet gjimnastja më e vjetër olimpike, ka njoftuar faqja zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Oksana e përfaqëson Uzbekistanin, ndërsa garoi në Rio 2016, në moshën 41-vjeçare.

Por historia e saj olimpike ka nisur shumë më herët. Ajo për herë të parë në ngjarjen më të madhe ka garuar në “Barcelona 1992”, ku fitoi medaljen e artë. Prej atëherë ka garuar në secilin edicion të Lojërave Olimpike Verore. Ajo vazhdon të garojë në nivel shumë të lartë dhe së fundi është kualifikuar për Tokio 2020. Nëse garon, gjë që pritet, do të jetë hera e tetë e saj në Lojëra Olimpike, që është rekord.

“Në podium të gjithë janë të njëjtë, pavarësisht nëse je 40-vjeçar apo 16-vjeçar”, thotë ajo.

Lëvizjet e saj gjimnastikore endje janë impresive. Ajo gjatë karrierës ka garuar për Bashkimin Sovjetik, Uzbekistanin dhe Gjermaninë. Në nivelin ndërkombëtar ka nisur të garojë që në vitin 1989, shumë kohë para se rivalet aktuale të saj të jenë lindur. Është e vetmja gjimnaste që ka garuar në shtatë edicione të Lojërave Olimpike dhe një prej dy gjimnasteve që kanë garuar në Lojëra Olimpike për tri vende të ndryshme.

Është po ashtu prej pak gjimnasteve që është kthyer në gara të nivelit më të lartë pasi është bërë nënë. “Ajo është model që duhet ndjekur dhe inpirim për të gjithë”, ka thënë Peggy Lidick, trajnere e Australisë.

Edhe Distria në Tbilisi për titullin e katërt të Evropës Luftarake 3 muaj më parë Distria në Tbilisi për titullin e katërt të Evropës

Lista e sukseseve të Oksanas është e gjatë. Por Oksana Chusovitina dëshiron edhe një medalje olimpike nga Tokio.

“Unë e dua gjimnastikën dhe i them vetes, pse mos të ushtrojë dhe të garojë kur mundem ende. Nëse do të ndalesha do të bëhesha pishman për këtë”, ka thënë Oksana. Ajo planifikon të pensionohet pas Lojërave të Tokios.