Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimnasti rus ia siguron Shqipërisë të artën e Evropës

Gjimnasti rus Matvei Petrov ia ka siguruar Shqipërisë medaljen e artë në Kampionatin Evropian të gjimnastikës ritmike që u mbajt në Mersin të Turqisë.

I pajisur me pasaportë shqiptare, Petrov, bëri që në qytetin turk të dëgjohej himni i Shqipërisë, pasi fitoi të artën në disiplinë e kalimit të kalit me doreza.

Ai në total fitoi 14.566 pikë në këtë kategori. Ai la prapa kroatin Filip Ude dhe turkun Ferhat Arican.

Petrov kishte përfaqësuar për shumë vite Rusinë, ndërsa në një intervistë të dhënë për Internatonal Gymnast Magazine, ai tregoi historinë e marrjes së shtetësisë së Shqipërisë.

“Kur nuk u kualifikova për në Lojërat Olimpike të 2016, e mbylla karrierën si gjimnast dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner. nuk e mendoja vijimin e karrierës si gjimnast. por teksa punoja si trajner, gjeja kohë të lirë kështu që fillova të stërvitem përsëri dhe kuptova se nuk isha në formë të dobët. Dhe pata fat sepse Drejtori i palestrës ku unë punoja ishte shqiptar. kështu nisi historia ime me Shqipërinë. Federata shqiptare e Gjimnastikës mori miratimin e Federatës Ruse që të garoja për Shqipërinë, askush nuk ishte kundër kësaj”, kishte thënë Petrov.

Ai është kampion i trefishtë i Rusisë në kalimin e kalit me doreza, ndërsa në debutimin e tij me Shqipërinë në nëntor, fitoi një garë në Brno, ku garoi në çifte me holandezin Neto Tanishley./TCh