Gjilani ka triumfuar 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Prishtinës, në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Fiton Hajdari (13’) dhe Gerhard Progni (90+3’) realizuan golat për Gjilanin.
Prishtina humbi një penallti në minutën e 65-të. Gjuajtjen e Endrit Krasniqit nga pika e bardhë e ndali portieri Enea Koliqi.
Gjilani pas tetë xhirove ka 13 pikë dhe zë vendin e tretë, Prishtina është e katërta me 11 pikë nga shtatë ndeshje.
Është fitorja e parë e Gjilanit ndaj Prishtinës. Rezultati i fundit pozitiv i Gjilanit në duele me Prishtinën kishte qenë në vitin 2011, kur barazoi 1:1.