Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani mposhtet nga Laçi

Gjilani është mposhtur nga Laçi në ndeshjen e dytë kontrolluese para nisjes së sezonit të ri.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në Pogradec u mbyll me fitoren e Laçit me rezultatin 2:1.

Golin e vetëm për skuadrën që drejtohet nga trajneri Zekirija Ramadani, e shënoi sulmuesi që u transferua nga Ballkani, Mevlan Zeka, në minutën e shtatë.

Në takimin e parë miqësor, Gjilani barazoi me Llapin, 1:1.