Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim drejtorin për sport në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, me të cilin kanë diskutuar për implementimin e projekteve të përbashkëta.
Në takim u konfirmua shpallja e fazës së parë të punimeve në rindërtimin dhe renovimin e stadiumit të qytetit në vlerë prej 3.8 milionë euro, sikurse edhe projektet tjera.
“Sipas projektit, është stadium i kategorisë 4, i cili përmbush kriteret e FIFA-s dhe UEFA-s. Faza e parë do të jetë 2.8 milionë euro, projekt ky i integruar në rregullimin e infrastrukturës së lumit “Mirusha”, i cili pritet të filloj shumë shpejt. Pastaj, është fillimi i palestrës së sporteve për komunitetin e Zhegrës, me kosto prej 1 milion euro, sikurse edhe rregullimi i membranës së kulmit të palestrës “Bashkim Selishta””, tha Haziri pas takimit.
-
Pas stadiumit që u bë “histori”, ministria njofton për rinovimin e palestrës në Gjilan
-
Në stadiumin e qytetit në Gjilan deri tani janë realizuar vetëm 20 për qind të punimeve në renovim
-
Premtohen 4,6 milionë euro për stadiumin e Gjilanit
-
MKRS investon 2,6 milionë euro për sport në komunën e Gjilanit
-
Stadiumi i qytetit të Gjilanit do t’i plotësojë kriteret për ndeshje ndërkombëtare, thotë Haziri