Ka marrë fund ecuria pa humbje e të sapoinkuadruarës në Superligën e Kosovës në futboll. Arbëria pas katër ndeshjeve pa humbje, ka pësuar nga Gjilani 3:1.
Nënkampioni i sezonit të shkuar fitoi me golat e Gramos Kurtajt, Edison Kqikut dhe Darko Nikaqit. Dior Zabërgja realizoi golin e vetëm për Arbërinë.
Pas pesë ndeshjeve, Arbëria dhe Gjilani kanë nga tetë pikë. Ballkani mbetet lider me 13 pikë, ndërsa ekipet që u përballën sot me njëra-tjetrën zënë pozitat dy dhe tre.