Gjilani e Prishtina kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm të tyre në rrethin e parë të Ligës së Evropës, nëse arrijnë në këtë fazë.
Së pari dy klubet kosovare duhet të kalojnë rrethin paraeliminator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjilani do të luajë fillimisht në San Marino kundër Tre Pennes e në rast se fiton atë përballje atëherë do të ketë duel dukshëm më të vështirë kundër APOEL-it të Nikozisë.
Prishtina ndërkohë nëse e mposht Lincolnin në Gjibraltar, atëherë në rrethin e parë do të ketë përballë Union Titux Petangen e Luksemburgut.
Dy klubet kosovare do të jenë në rol të nikoqirit në rast se kalojnë fazën paraeliminatore.