Kampionia aktuale e botës në hendboll, Danimarka, nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e së dielës ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Danezët fituan me shifrat 39:19 ndeshjen e Grupit D.
Por te Kongo sërish ka rënë në sy lojtari masiv, Gauthier Mvumbi Thierry. Thierry për shkak të masës trupore është bërë shumë i njohur menjëherë pas ndeshjes së parë të Kongos ndaj Argjentinës. Ai edhe të dielën realizoi katër gola, ndërsa fotoreporterët ishin të orientuar nga gjiganti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi luan për ekipin e kategorisë së katërt franceze, Dreux. Në sajtin zyrtar të klubit shkruan se pivoti është i gjatë 192 centimra dhe peshon 110 kilogramë. Por të gjithë në Botëror janë të bindur se pesha e Mvumbi Thierry është më e madhe.