Gjibraltari si rrallëherë ka fituar pikë në skenën ndërkombëtare. Gjibraltari të enjten mbrëma barazoi 1:1 në shtëpi me Bullgarinë.
Ndeshja i takoi Grupit 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Për Gjibraltarin është pika e parë në tri ndeshje. Bullgaria i ka dy pikë nga tri ndeshje dhe mban vendin e tretë.
Georgi Minchev kaloi në epërsi Bullgarinë në fund të pjesës së parë. Ndërsa Liam Walker realizoi penallti në minutën e 61-të për rezultatin 1:1, që nuk ndryshoi më.