Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania udhëton me 18 lojtarë në Tokio

Ekipi olimpik i Gjermanisë në futboll ka udhëtuar drejt Japonisë me vetëm 18 futbollistë.

Stefan Kuntz të martën disa orë para fluturimit për në Japoni ka kritikuar klubet që nuk kanë lejuar lojtarët t’i bashkohen ekipit olimpik të futbollit.

Ai ka thënë se nga janari kanë bërë një listë me 100 lojtarë, por në fund është dashur të udhëtoj vetëm me 18, duke mos e kompletuar as maksimumin e lejuar të 22 lojtarëve.

Lojërat Olimpike do të nisin më 23 korrik, por Gjermania ndeshjen e parë do ta luaj më 22 korrik kundër Brazilit. Para ndeshjes së parë, Gjermania do të luaj ndaj Hondurasit më 17 korrik. Më 25 korrik, Gjermania luan kundër Arabisë Sauditë, kurse tri ditë më vonë ndaj Bregut të Fildishtë.