Gjermania e Franca janë ndarë në paqe në sfidën e tyre të parë në Ligën e Kombeve.
Në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjejë rrugën e golit për 90 minuta, transmeton Koha.net.
Në këtë takim “Pancerët” patën një dominim ndaj kampionit të botës, duke pasur më tepër topin në këmbët e veta, kurse pati dyfish më tepër tentime në drejtim të portës së Francës.
Në Grupin 1, këto të dyja kanë nga një pikë.