Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania luan me Ukrainën e Greqinë në prag të Evropianit

Nikoqirja e Euro 2024, Gjermania, do të luajë miqësore me Ukrainën dhe Greqinë në qershor, pak ditë para fillimit të ngjarjes kontinentale. Këtë e ka bërë të ditur të martën federata gjermane e futbollit.

Ndeshja Gjermani – Ukrainë do të zhvillohet më 3 qershor në Nurnberg, ndërsa gjermanët luajnë me Greqinë katër ditë më pas në Moenchengladbach.

Euro 2024 fillon më 14 qershor. Ndeshja e parë është ajo mes Gjermanisë dhe Skocisë.

“Duhet të përgatitemi për stilet dhe sistemet e ndryshme të rivalëve në prag të Euro 2024”, ka thënë selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann. “Ukraina dhe Greqia janë dy përfaqësuese luftarake e pasiononte dhe ne kemi probleme me përfaqësuese të tilla”.