Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania e fortë për Bosnjën

Gjermania ka arritur fitoren e dytë në “Eurobasketin” e këtij viti.

Gjermanët të shtunën gjatë ditës mposhtën Bosnjë e Hercegovinën që udhëhiqet nga trajneri i Yllit, Adis Beçiragiq.

Gjermania fitoi me 10 pikë epërsi në ndeshjen e dytë të Grupit B, 92:82, dhe prinë në tabelë me katër pikë. Kjo ndeshje u zhvillua në Koeln të Gjermanisë.

Dennis Schroder i Houston Rockets dhe Franz Wagner i skuadrës Orlando Magic në ligën NBA, ishin më të dalluarit te gjermanët me nga 18 pikë secili. Schroder pati edhe nëntë asistime.

Xhanan Musa realizoi plot 30 pikë, dy kërcime e katër asistime për Bosnjë e Hercegovinën, por të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën.