Shpresat e Kosovës presin përkrahje të madhe nga tribunat për ndeshjen e vështirë ndaj Gjermanisë, kampiones në fuqi të Evropës për futbollistët deri 21-vjeç. Por edhe te Gjermania presin atmosferë speciale në ndeshjen që luhet më 27 mars (18:45) në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë.
Përzgjedhësi i ekipit U-21 të Gjermanisë, Stefan Kuntz, të enjten shpalli listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet e radhës. Gjermania më 22 mars takohet me Izraelin në Braunschweig, para se të udhëtojë për në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.
Janë pesë lojtarë në përbërjen e Gjermanisë që vjet fituan titullin e Evropës për Shpresa. Ndërkohë Florian Mueller e Salih Oezcan janë debutues në skuadrën me 23 lojtarë. Mueller është pjesë e Mainzit, ndërsa Oezcan e Koelnit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).