Gjashtë vjet më parë, Arnold Gjergjaj tani 37-vjeçar, e pati shansin më të mirë në jetë, në meçin e karrierës.
Më 21 maj, 2016, ai boksoi në Londër kundër ish-kampionit të botës, David Haye.
Boksieri i njohur me nofkën “Kobra” u mposht herët me nokaut në “O2 Arena” të Londrës, e që ishte edhe humbja e tij e parë në boksin profesionist.
Gjergjaj për herë të fundit në ring ishte paraqitur para tre vjetësh, më 25 maj të vitit 2019, kur kishte mposhtur Elvis Moyon nga Afrika e Jugut në Kirchberg.
Ai ishte i heshtur që nga ajo kohë, por tani e synon një titull në kategorinë e rëndë.
Sonte në mbrëmje ballafaqohet me kroatin Tomislav Sentiq, që ka pesë fitore e dy disfata.
Artikuj të ngjashëm