Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjeorgjia fiton thellë ndaj Qipros

Gjeorgjia ka shënuar fitore të thellë ndaj Qipros në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Gjeorgjia të dielën në Tbilisi fitoi me rezultatin 4:0, në ndeshjen e Grupit A.

Otar Kiteishvili shënoi për 1:0, një minutë pas pushimit.

Më pas, futbollisti i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, shënoi një gol e asistoi në një tjetër, në minutën e 58-të dhe të 82-të, kur realizoi Levan Shengelia.

Georges Mikautadze e realizoi golin e katërt nga penalltia, në minutën e pestë të kohës shtesë.

Edhe Gjeorgjia fiton thellë ndaj Çekisë Futboll Gjeorgjia fiton thellë ndaj Çekisë

Gjeorgjia pas gjashtë ndeshjeve të luajtura ka shtatë pikë në vendin e katërt.

Qipro në pozitën e fundit është pa pikë.