Në më pak se një javë qëkur u raportua se Klaus Gjasula është përshëndetur me Hamburgun, ka pasur zhvillime menjëherë.
“Hamburger Abendblatt” ka raportuar se 31-vjeçari tashmë është në Darmstadt për ta finalizuar kontratën. Mesfushori defensiv thuhet se nuk do ta arrijë shifrën e 500 mijë eurove vjetore me klubin e ri dhe se do të përfitojë shumë më pak te skuadra e Darmstadtit.
Gjasula madje që ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2022 me Hamburgun, nuk do të paguhet për shkëputje të kontratës. Ai verën e kaluar u transferua nga Paderborni te Hamburgu si transferim i lirë.
Sa ishte pjesë e Paderbornit, u bë futbollisti me më së shumti kartonë të verdhë të marrë brenda një sezone në Bundesligë.
Artikuj të ngjashëm