Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjasula i bindur në fitoren e parë të Paderbornit

Kapiteni i Paderbornit, mesfushori Klaus Gjasula, ka paralajmëruar se ekipi i tij do ta regjistrojë fitoren e parë këtë edicion në Bundesligë ndaj Fortuna Duesselfordit, përcjellin mediumet gjermane të martën.

Paderborni i kthyer këtë edicion në Bundesligë, zë pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë pas tetë xhirove. Ndeshjen ndaj Fortunas, Paderborni e luan të shtunën në shtëpi, transmeton “Koha Ditore”.

“Nuk e kemi humbur besimin dhe pres që ndaj Fortunas ta shijojmë fitoren e parë këtë edicion, pasi ka ardhur koha. Kemi bërë paraqitje të mira, por na ka munguar fati deri më tash. Luajmë në shtëpi me Fortunan dhe ka ardhur koha për fitore”, tha Gjasula.

Mesfushori 29-vjeçar ka tetë paraqitje këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm