Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjashtë xhudistë të rinj në garën e rëndësishme në Athinë

Gjashtë xhudistë kosovarë do të paraqiten në Kupën Evropiane për juniorë që në fundjavë mbahet në Athinë.

Pritet pjesëmarrja e mbi 300 xhudistë në këtë garë të rëndësishme të juniorëve. Synimet e xhudistëve kosovarë janë për medalje.

Erza Muminoviq, Fationa Kasapi, Dëbora Gjakova, Dardan Cena, Loris Sharapolli dhe Rios Kuka garojnë në Athinë. Me ta është trajneri Fatos Tabaku.