Lojtarë të rinj janë paralajmëruar për përfaqësuesen e Kosovës në futboll para ndeshjeve të nëntorit.
Pa përmendur emra, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka lënë të hapur mundësinë për lojtarë të tjerë në përfaqësuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ka pak gjasë që ndonjë lojtar i ri që mund të vijë, të rrezikojë pozitën e titullarëve aktualë. Aq më tepër pozitën e gjashtë prej lojtarëve kryesorë të Kosovës.
Gjashtë është shifra e "dardanëve" që kanë startuar në të gjitha gjashtë ndeshjet e deritashme të Kosovës në eliminatore për "Euro 2020".
Shumica prej tyre kanë kompletuar ndeshjet që e kanë sjellë Kosovën në situatë të favorshme për të siguruar paraqitjen në kampionat evropian, në tentimin e parë për të bërë këtë. Kosova i ka edhe dy ndeshje në këtë cikël eliminator, shkruan sot Koha Ditore.
Pak më shumë se tri javë kanë mbetur deri te grumbullimi i Kosovës për ndeshjet vendimtare - atë të 14 nëntorit në Plzen ndaj Çekisë dhe atë të 17 nëntorit në Prishtinë ndaj Anglisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)