Gara “Gjakova Trail 2022” është një aktivitet sportiv vrapimi, i cili do të mbahet më 10 shtator në parkun e Shkugëzës.
“Gjakova Trail 2022” është një aktivitet sportiv që organizohet nga një grup sportdashësish dhe pjesëmarrja e atletëve pritet të jetë e madhe.
Në këtë garë, që do të ketë një distancë qarkore të paasfaltuar prej 21 kilometrash, sipas organizatorëve, pjesëmarrjen tashmë e kanë konfirmuar një numër i konsiderueshëm i atletëve vendorë e ndërkombëtarë.
Kjo ngjarje ka përkrahje të madhe të institucioneve dhe komunitetit, ndërsa ka për qëllim afirmimin dhe masivizimin e sportit të atletikës në Gjakovë dhe rajon, thuhet në komunikatën e grupit “Gjakova Trail”.
Po ashtu, bëhet e ditur se para dhe pas garës do të ketë edhe aktivitete të shumta kulturore e artistike.
Regjistrimi për të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje është ende i hapur.
-
Bëhu pjesë e garës vrapuese “Kosova në Lëvizje” të dielën më 22 mars
-
Gara e çiklizmit bllokon përkohësisht disa rrugë në Kosovë për tri ditë
-
Nga vrapi në Grykë të Rugovës, në qindra medalje në atletikë
-
784 pjesëmarrës në “Prishtina Marathon 2022”
-
Policia bllokon përkohësisht një rrugë në Prishtinë për shkak të garës “Kosova në Lëvizje”