Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjakova shënon fitoren e tretë, kualifikohet në çerekfinale

Akil Gjakova ka fituar tri luftëra deri më tani në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Akili po garon në kategorinë deri 73 kg, ndërsa ditën e nisi me fitore ndaj Andrew Munning të Bahameve. Ndaj tij fitoi me Ippon, njëjtë si ndaj finlandezit Valtteri Olin në raundin e dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në xhiron e tretë përballë e kishte Zhansay Smagulovin e Kazakistanit. Lufta ishte e fortë, por Akili vazhdimisht ishte në avantazh. E dominoi luftën të cilën në fund e fitoi falë dënimit të tretë për Smagulovin. Në çerekfinale, Akil Gjakova takohet me amerikanin Jack Yonezuka.