Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjakova humb për medaljen e Bronztë në Zagreb

Xhudistja Nora Gjakova nuk ka arritur të fitojë Medaljen e Bronztë në Grand Prix që po mbahet në Zagreb.

Gjakova u mposht nga japonezja Funakubo që fiton të bronztën.


Nora Gjakova në garë për të bronztën, Distria Krasniqi eliminohet herët në Zagreb

Nora Gjakova e Distria Krasniqi sot kanë zhvilluar luftërat e tyre në Grand Prix në Zagreb, e vlefshme për grumbullimin e pikëve që çojnë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kjo garë nuk ka ecur aq mirë për Distria Krasniqin, e cila ka arritur ta fitojë vetëm luftën e parë në Zagreb ndaj xhudistet nga Kameruni, Philomene Bata, transmeton Koha.net.

Krasniqi, që ka zbritur në kategorinë 48 kilogramë, pasi në 52 kilogramë tashmë Kosova ka siguruar një vend përmes kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi. Një shtet mund të dërgojë vetëm një garues në Lojërat Olimpike nga një kategori, andaj Krasniqi ka zbritur në 48 kg.

Por, në ndeshjen e dytë ajo u mposht nga ukrainasja Daria Bilodid.

E më mirë sot i ka shkuar Nora Gjakovës, e cila është në garë për medaljen e bronztë.

Për ta fituar medaljen e bronztë Nora Gjakova duhet ta mposhtë në kategorinë 57 kilogramë japonezen, Haruka Funakubo.

Artikuj të ngjashëm