Sport

Gjakova bëri hapin e madh, tani synon medalje evropiane e botërore

Rrugëtimin në xhudo Akil Gjakova e ka nisur shumë vjet më parë. Por medalja e argjendtë e fituar të shtunën në Grand Prix të mbajtur në Tunizi për xhudistin pejan është një fillim i ri në rrugëtimin drejt majës botërore të xhudos, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është vlerësuar lart suksesi i Akil Gjakovës në shtetin afrikan. Ai ka fituar medaljen e parë prej xhudistëve për shtetin e Kosovës në garat të turit botëror të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), që përfshin garat kryesore të vitit në këtë sport luftarak, në të cilin Kosova po shndërrohet në superfuqi evropiane.

Gjakova ka pasur suksese në kategori të reja, por i është shtyrë më tepër se që është pritur shpërthimi në skenën e madhe. Potenciali i tij nuk është vënë asnjëherë në dyshim, me gjithë mungesën e rezultateve të pritura. Pritjes së gjatë i erdhi fundi të shtunën. Ai garoi në kategorinë deri 73 kilogramë dhe nisi me fitore ndaj Thato Lebangut të Botsuanës. Atë e mposhti me “Ippon” njëjtë si tre xhudistët tjerë, britanikun Daniel Powell, japonezin Yuhei Yoshida dhe uzbekistanasin Mirzokhid Farmonov. Në finale pësoi nga kazaku Zhansay Smagulov. Në finale nuk shfaqi asgjë prej formës së lartë që e kaloi gjatë ditës.

“Dje në Tunizi ka qenë një ditë e veçantë. Pas shumë përpjekjeve arrita të hyj në finale të një turneu Grand Prix. Gjatë tërë ditës kam qenë shumë i motivuar, e sidomos pas fitoreve që të premten arritën Nora e Distria. Kam luftuar me kujdes të shtuar pasi nuk e kisha afër Tonin. Por jam shumë i lumtur që arrita të shfaq potencialin që e kam”, ka thënë Akil Gjakova të dielën për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)