Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giroudi drejt largimit, dy skuadra pas tij

Olifvier Giroud do të largohet gjatë janarit nga Chelsea.

Sulmuesi francez ka humbur vendin e titullarit te londinezët dhe nuk është i lumtur në “Stamford Bridge”, transmeton KTV.

Sipas mediave angleze, për Giroudin interesim kanë shprehur Interi dhe Crystal Palace.

Madje, skuadra angleze thuhet se do të dërgojë një ofertë të majme për ta bindur lojtarin.

Giroud ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2020.