Sport

Giresse: Jam i lumtur me rezultatin

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, është ndarë i kënaqur me rezultatin e arritur në Tel Aviv ndaj Izraelit.

Kosova barazoi me rezultatin 1:1.

“Ishte ndeshje që kërkonte shumë angazhim dhe shumë ritëm. Ndoshta rezultati nuk është i kënaqshëm, por jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. Jam i kënaqur me rezultatin, në fund kemi mundur të fitojmë, por mendoj se rezultati 1:1 është mjaft i mirë”, ka theksuar Giresse fillimisht.

“Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Do të jetë rrugë e gjatë. Do të mundohemi. Ishte ndeshja e parë dhe natyrisht se kemi treguar mundësi dhe potencial të mirë. Lojtarët kanë treguar paraqitje të mirë për ndeshjet e ardhshme. Lojtarët kanë treguar se janë të gatshëm për t’u kualifikuar”, deklaroi ai.

Javën e ardhshme Kosova pret në Prishtinë Andorrën.