Këtë javë një supertalent amerikan ka dalë në skenë në futbollin gjerman dhe ai është i lindur në Sunderland.
Sensacioni Gio Reyna shënoi gol spektakolar si zëvendësues në pjesën e dytë për gjigantin gjerman Borussia Dortmund, ndërsa ekipi i tij pësoi 3:2 ndaj Werder Bremenit dhe u eliminua nga Kupa e Gjermanisë.
I riu 17-vjeçar, që krahasohet me legjendën braziliane Kaka, kaloi dy kundërshtarë para se të gjuante në këndin e epërm, duke ngritur në këmbë tifozërinë. Që nga ai moment i magjisë, tabloidet gjermane kanë shkruar për forcën e mesfushorit ofensiv.
I lindur në futboll, Reyna është i biri i legjendës së SHBA-së, Claudio Reina, që kishte shijuar periudhë të mirë në Premier League me Sunderlandin dhe Manchester Cityn. Mirëpo, kur ai ishte nëntëvjeçar familja e tij u godit nga një tragjedi, nga vdekja e vëllait të tij të madh. Kjo ndryshoi jetën e Gios përgjithmonë.
Hapat e parë
Nga një moshë e re, Reyna dukej i destinuar për karrierë në sport. Gio mori emrin sipas ish-bashkëlojtarit të Claudios te Glasgow Rangersi, Giovanni van Bronckhorst. Derisa futbolli ishte në gjakun e tij, ai pëlqente basketbollin dhe luante sporte të ndryshme.
Edhe
Adoleshenti amerikan, Reyna, i gatshëm për të shkëlqyer te Dortmundi
Nisi jetën në Sunderland dhe më pas në Manchester, kur babai i tij kaloi te City. Ishte vetëm dyvjeçar. Në kohën kur Gio u bë gjashtë vjeç, Claudio lëvizi familjen për në New York për aventurën e fundit në karri erë, te New York Red Bulls para se të pensionohej.
Në karrierën e tij ai luajti 112 ndeshje për SHBA-në. Gio iu bashkua më pas akademisë së New York City FC, kur babai i tij u bë drejtor sportiv atje, duke u ngjitur kështu nëpër rangje, e shpesh duke luajtur në skuadra me lojtarë më të mëdhenj në moshë.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)