Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giannis – MVP i sezonit në NBA

Ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, është zgjedhur më i miri i sezonit në NBA.

Giannis Antetokounmpo u zgjodh MVP-ja i sezonit derisa lojtari u shfaq shumë i emocionuar ku edhe kujtoi, sakrificat, përpjekjet dhe këshillat e babait të tij.

Çmimin e lojtarit më të mirë debutues e fitoi talenti slloven i Dallas Mavericks Luka Donçiq, rezerva më e mirë u zgjodh Lou Williams i Clippers, ndërkohë basketbollisti që është përmirësuar më shumë gjatë sezonit të fundit, kampioni i NBA, kamerunasi i Toronto Raptors, Pascal Siakam.

Menaxheri i përgjithshëm më i mirë i vitit u zgjodh John Horst i Milwaukee Bucks dhe trajneri i vitit Mike Budenholzer i të njëjtës skuadër.

Artikuj të ngjashëm