Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Getafe u ofron tifozëve bileta falas për edicionin e ardhshëm

Skuadra e La Ligas spanjolle, Getafe, do t’iu ofrojë të gjitha pronarëve të biletave sezonale hyrje falas për të gjithë edicionin e ardhshëm, si kompensim për ndeshjet e këtij edicioni që nuk do të mund t’i përcjellin. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit, Angel Torres.

“Vitin tjetër të gjitha pronarët e 13,500 biletave sezonale, do të shkojnë në stadiumin ‘Coliseum Alfonso Perez’ pa pagesë”, ka thënë ai për Radio Marca të enjten.

“Ne nuk do t’i ngarkojmë ata, do t’iu ofrojmë të gjithëve ulëset e tyre pa pagesë për çdo ndeshje në ligë. Nuk do të paguajnë asgjë. Do të jap nga gjepi im nëse duhet”.

Qëndrimi i Getafes vjen një ditë pasi Atletico Madridi tha se do të ofrojë zbritje prej 20 për qind për pronarët e biletave vjetore, për kampanjën e ardhshme, për t’i kompensuar ata për humbjen e pesë ndeshjeve të këtij edicioni.

Getafe ishte e pesta në La Liga dhe duke luftuar për vend në Ligën e Kampionëve, kur edicioni u ndërpre në mars për shkak të pandemisë.

Lojtarët e dy divizioneve kryesore në Spanjë prej të mërkurës janë testuar për koronavirus, si hap i parë drejt kthimit në ndeshje. Synohet që kampionati të vazhdojë në qershor dhe të luhen të gjitha 11 xhirot e mbetura. Nuk do të ketë shikues në stadiume.