Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gerrardi te Rangers synon ta sjellë ish-bashkëlojtarin e tij

Sot është bërë zyrtarizimi i Steven Gerrardit te gjiganti skocez Rangers, skuadra e tij e parë seniore që ai do ta menaxhojë.

Mediat britanike kanë filluar spekulimet për përforcimet e tij të para, e njëri ndër ta është ish-bashkëlojtari i tij te Liverpooli, Martin Skrtel, transmeton Koha.net.

Me Skrtelin, 33 vjeçar, Gerrardi kishte luajtur te Liverpooli që nga sezoni i vitit 2007 – 2015.

Mbrojtësi sllovak aktualisht mbron ngjyrat e Fenerbahçes, me të cilën ka kontratë deri më 2019.