Liverpooli duhet të sigurojë shërbimet e Virgil van Dijk nëse dëshironë të luftojë për titull të Premier Ligës, sipas Steven Gerrardit.
Ai ka thënë se ish-skuadra e tij ka nevojë për së palu edhe dy apo tre transferime, transmeton Koha.net.
“Për mua, nëse dëshiron të garosh në ligë dhe në Ligën e Kampionëve, atëherë klubi ka nevojë të nënshkruajë me Van Dijkun. Tashmë është dëshmuar se kemi nevojë edhe dy apo tre transferime”, ka thënë Gerrard, raporton Sky Sports.
Van Dijk ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Liverpoolin, por Southamptoni dëshiron ta mbajë në radhët e veta, dhe ka deklaruar se ai nuk është në shitje.