Mesfushori i përfaqësueses U19 të Kosovës, Dior Gërbovci ka nënshkruar kontratë profesionale me Grasshopperin.
Kosovari 17-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026. Ai i ishte bashkuar Akademisë së skuadrës zvicerane në moshën 8-vjeçare.
Së fundi ka luajtur për U21 e Grasshopperit. Te klubi zviceran presin shumë nga Gërbovci.