Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gentiana Beqa e artë në Grand Prix të Milanos

Kampionia e Evropës në "Bikini Wellness Fitness", Gentiana Beqa, ka arritur një tjetër sukses në garat ndërkombëtare të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Bodybuildingut dhe Fitnessit (IFBB), ka konfirmuar Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Milanos në disiplinën “Elite Pro Wellness Fitness”, transmeton Koha.net.

“Beqa ka fituar sot medaljen e artë në turneun Grand Prix të Milanos, disiplina “Elite Pro Wellness Fitness””, thuhet në postimin e KOK-ut.