Sport

Genoa ofron milionat për Imerin

Gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka raportuar se Kastriot Imeri mund të përfundojë në kampionatin e Italisë, Serie A.

Sipas zviceranëve, mesfushori i talentuar shqiptar që përfaqëson Zvicrën, po kërkohet me ngulmim nga skuadra e Genoas.

Ata kanë shkruar se kalimi në afatin kalimtar të dimrit për futbollistët është i ngjashëm si një mision “vetëvrasës”.

Genoa e ka fituar vetëm një ndeshje në 22 ndeshjet e para të sezonit dhe është gjashtë pikë prapa Venezias së vendit të 17-të.

Trajnerët Davide Ballardini dhe Andriy Shevchenko janë shkarkuar nga skuadra. Te skuadra e Genoas luajnë edhe Valon Behrami dhe Silvan Hefti, të cilët u blenë nga kampionati zviceran për 5 milionë euro. Çmim të ngjashëm mendohet të ketë edhe Imeri.