Trajneri i Trepçës, turku Engin Gençoglu ka thënë se para një muaji ka paralajmëruar kthimin e skuadrës mitrovicase. Trepça e fitoi Kupën e Kosovës në basketboll.
Me ardhjen e Gençoglut, Trepça u kthye në rrugën e sukseseve.
“Një muaj më parë ua kam thënë se Trepça është kthyer. Sonte e kanë parë të gjithë këtë”, ka thënë Gençoglu.
Ndihmësi i tij, Ilir Selmani, ka theksuar se suksesi i kushtohet gjithë Mitrovicës, sidomos tifo-grupit “Torcida”.
“Është rezultat i punës që e kemi bërë të gjithë në klub. Kemi punuar shumë për këtë sukses. Kemi bindur lojtarët se mund t’ia dalin dhe kjo po realizohet”, ka theksuar Selmani.
Artikuj të ngjashëm