Lidhja Rajonale e futbollit të Prishtinës, e ka shpallë Gazmend Halitin, si trajnerin më të mirë të dekadës në kryeqytet.
Haliti që e ka nisur karrierën me Ramiz Sadikun, për të kaluar më pas te Prishtina, ka fituar gjithçka në futbollin e Kosovës, me grupmoshat e reja të Prishtinës, U13, U15, U17 dhe U19.
Në një bisedë për Sportin në KTV, Haliti ndihet i nderuar me çmimin e fituar, i cili është më i rëndësishmi, deri më tani në karrierë.
Për 16 vjet karrierë, ai ka fituar 16 tituj ne grupmosha të ndryshe të Prishtinës.
Haliti ka punuar me shumë lojtarë, që sot janë me emër jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri e më gjerë.
46 vjeçari ka treguar disa detaje interesante, se si prindërit kërkojnë me ngulm, që fëmijët e tyre të bëhen sulmues.
Gazmend Haliti që është edhe përzgjedhës i Kosovës për grupmoshën U15, ka një synim tjetër në karrierën e tij.
Megjithatë Haliti ka një kritikë për institucionet komunale dhe qendrore për faktin se kryeqyteti nuk ka kushtet për të zhvilluar talentët e shumtë që ka, e të cilët sipas tij brenda një kohe të shkurtër do ta pushtojnë Evropën.