Gazetari danez, Anders Dehn, ka lavdëruar Kosovën për paraqitjen në pjesën e parë ndaj Danimarkës.
Kosova mbylli 45-minutëshin e parë në epërsi 1 me 0 me golin e Amir Rrahmanit, ndërsa gazetari i “tipsbladet” ka thënë se kjo ndeshje mund të sjellë rezultatin më të mirë në histori të Kosovës.
“Pjesa e parë e bukur në Kosovë. Nëse ata fitojnë këtu, do të ishte fitorja më e madhe deri tash”, ka shkruar ai në Twitter.
Flot første halvleg af Kosovo. Hvis de vinder den her, er det deres største enkeltstående resultat nogensinde.
— Anders Dehn (@anders_dehn) March 21, 2019