Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gazeta zvicerane: Në stadium mezi dëgjohen tifozët e Zvicrës

Në stadiumin “Letzigrund” në Zuerich të Zvicrës po dominojnë tifozët e Kosovës. Kjo është pranuar edhe nga mediat zvicerane.

Sajti “20min.ch”, ka shkruar se “kampi kosovar ka dominuar në stadiumin Letzigrund”.

Të gjitha biletat që dolën në shitje për këtë ndeshje janë shitur. Por stadiumin nuk është i mbushur.

“Vështirë mund të dëgjohet diçka nga tifozët e ‘Nati’”, ka shkruar sajti zviceran.