Trajneri i ri i Milanit, Gennaro Gattuso dëshiron që lojtarët e tij të tregojnë shpirtin luftarak që shfaqi ai gjatë 13 vjetëve si lojtar i klubit italian.
Ish-mesfushori luftarak, i cili fitoi dy tituj të Serie A dhe dy të Ligës së Kampionëve, ka marrë përsipër punën e trajnerit nga i shkarkuari Vincenzo Montella.
Gattuso ka paralajmëruar yjet e klubit se dëshiron angazhim 100 për qind sa është në krye të ekipit të përgjumur të Milanit.
“Mendoj se ky ekip mund të bëjë më shumë”, ka thënë Gattuso. “Duhet të jemi ekip, të hyjmë në fushë si grup... na duhet shpirti luftarak, por ka edhe talent”.
“Mendoj se është e paarsyeshme të flasim për Gattuson si lojtar. Shpirti dhe qëndrimi ‘kurrë mos vdis’ kanë qëndruar tek unë. Unë nuk dua të humbas as edhe nga djali im, kështu kam qenë”, ka shtuar ai.
“Kam studiuar për t’u bërë trajner, nuk ma dhanë dhuratë licencën. Nuk përgatiteni për ndeshje veç me zemër dhe vendosmëri... duhet të punoni edhe në aspektin fizik, teknik dhe taktik”, ka theksuar Gattuso.