Skuadra e Milanit thuhet se ka vendosur të paguajë 35 milionë euro për ta blerë nga Chelsea, Tiemoue Bakayoko, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport”.
Trajneri i skuadrës “kuqezi”, Gennaro Gattuso është i kënaqur me paraqitjet e Bakayokos gjatë këtij edicioni, transmeton KTV.
Mesfushori 24-vjeçar i kombëtares së Francës në gusht të vitit të kaluar u huazua te Milani nga skuadra angleze, Chelsea, skuadër me të cilën ka kontratë deri në vitin 2022.
Bakayoko këtë edicion për Milanin ka shënuar një gol në 32 paraqitje.