Gennaro Gattuso ka paralajmëruar lojtarët e tij nga rreziku që u kanoset nga sulmuesi Edin Xheko, në sfidën e radhës ndaj Romës.
“Duhet t’i kushtojmë vëmendje Xhekos. Roma ka lojtarë të shpejtë, janë të mirë në kundërsulme, dhe kanë lojtarë të gjatë e duhet të jemi të kujdesshëm në ndërprerje”, është shprehur trajneri i Milanit, transmeton Koha.net.
Milani e pret nesër në San Siro Romën nga ora 20:30.