Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gasperini mbetet tek Atalanta

Atalanta ka konfirmuar se Gian Piero Gasperini do ta udhëheqë skuadrën stinorin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Bergamo ka bërë histori, duke përfunduar në vend të tretë në Serie A këtë stinor, për të siguruar për herë të parë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha Ditore.

Po ashtu, me trajnerin Gasperini arriti edhe në finale të Kupës së Italisë, ku u mposht nga Lazio.

"Me kënaqësinë më të madhe konfirmoj se marrëdhënia mes Atalantas dhe trajnerit tonë Gasperini vazhdon", ka thënë presidenti i klubit, Antonio Percassi. Gasperini ndërkohë ka thënë se gjithmonë qëllimi i tij ka qenë të qëndrojë.

"Klubi më ka siguruar se dëshiron të vazhdojë të përmirësohet dhe kjo më ka bindur të qëndroj. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve për herë të parë ishte moment fantastik, jo vetëm për mua, por edhe për lojtarët, klubin dhe qytetin", ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm