Presidenti i ri i FC Prishtinës, Hakif Gashi, me të marrë postin, e ka vizituar skuadrën në stërvitje.
Prishtina po përgatitet për sezonin e ri në kompleksin sportiv në Bërnicë.
“Hakif Gashi i shoqëruar nga aksionari Rrahman Haradini, u njoftua me punën që po bëhet nga ekipi i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi. Gashi u zotua para futbollistëve dhe stafit se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mirën e klubit kryeqytetas”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Afaristi Hakif Gashi të mërkurën u zgjodh president i FC Prishtinës, duke e zëvendësuar Remzi Ejupin, i cili për 18 vite e drejtoi klubin kryeqytetas.
Artikuj të ngjashëm