Kur i mendon sakrificat që ka pasur, Elvis Gashi gjykon të ketë kaluar pritshmëritë që kishte. Pritshmëritë e tij kishin të bënin me sportin luftarak të kikboksit.
Kikboksi vazhdon të jetë preokupimi i vetëm i Gashit, ndërsa edhe synimet e tij për të ardhmen kanë të bëjnë vetëm me këtë sport, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGashi po shijon lavdinë që e ka arritur në kikboks. Lavdinë e ka arritur në organizimin kryesor të sportit të kikboksit, "Glory" (lavdia), por assesi nuk e ka thënë fjalën e fundit.
Ai ka shumë synime për të ardhmen që lidhen me "Glory", që zyrtarisht është një kompani ndërkombëtare promovuese e kikboksit e themeluar në vitin 2012. "Glory" mbledh kikboksierët më të mirë në botë, që paraqiten në mbrëmje të organizuara nga kjo kompani.
Më 1 dhjetor është mbajtur mbrëmja e fundit në Rotterdam, kurse e ardhshmja mbahet në Houston të SHBA-së më 1 shkurt. Në katër prej 71 mbrëmjeve të deritashme të "Glory" është paraqitur Gashi, kikboksieri i lindur në Pejë.
Paraqitja në serinë kryesore do të ishte e pamundur sikur Gashi të mos vendosej në SHBA. Për këtë është i vetëdijshëm kikboksieri kosovar. Ai aktualisht është i shtati në ranglistën e kategorisë së lehtë në "Glory". Kampion në këtë kategori është Sittchichai Sitsongpeenong i Tajlandës.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).