Talent kishte, por jo edhe shumë fat. Kështu e përshkruan karrierën e tij të futbollit Dukagjin Gashi, një ndër më të mirët e pasluftës në Kosovë.
Gashi, 32-vjeçar, është pajtuar me fatin. Thotë se "nuk ka qenë e shkruar" të bëjë karrierë në Evropë. Tregon se i kishte mundësitë, por jo edhe fatin, shkruan Koha Ditore.
Mundësinë e parë e kishte humbur si fëmijë, kur shteti i Gjermanisë e kishte detyruar familjen e tij të kthehej në Kosovë, dhe të dytën dhjetë vjet më parë. Në të dyja rastet ishte klubi gjerman Bochum që ia kishte hapur dyert.
Gashi ka nisur të merret me këtë sport në shtetin gjerman.
Si 7-vjeçar ishte regjistruar në shkollën e futbollit të klubit FC Sport Freunde Siegen, skuadër që atëbotë garonte në Bundesliga 3... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)