Ndihmëstrajneri i Ballkanit, Edon Gashi, ka thënë pas ndeshjes se janë munduar në të gjitha mënyrat të fitojnë ndaj Gjilanit, por nuk ia kanë arritur qëllimit.
Ai foli edhe për zëvendësimin e Ermal Krasniqit.
“Në pjesën e parë luajtëm më mirë. Në të dytën provuam të ndryshojmë, duke kërkuar në disa raste sulmuesit në thellësi me topa të gjatë. Faza ofanzive nuk u mundua, por nuk ia doli. Ndeshjen e vendosi një gol i Prognit. Ne u munduam, por nuk ia dolëm, lojtarët dhanë maksimumin. Ndërrimi i Ermalit dhe të gjitha ndërrimet tjera janë bërë nga trajneri i cili ka qenë jashtë fushës. Ermali është dyfishuar në shumë raste dhe kemi tentuar edhe mënyra të tjera”, tha Gashi.
Balllkani e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me 33 pikë.