Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gashi dhe Ejupi shkëlqyen këtë xhiro

8 gola dhe 3 asistime u shënuan nga futbollistët shqiptarë në fundjavën që sapo e lamë pas.

Shkëlzen Gashi dhe Muzafer Ejupi shkëlqyen këtë xhiro duke shënuar nga dy gola secili. Gashi ndihmoi Coloradon të fitojë derbin e shqiptarëve në MLS, ndaj SJ Earthquakes të Jahmir Hykës kurse Ejupi ndihmoi Osijekun të mposht Slaven Belupon e mbrojtësi kosovar, Fidan Alitit.

Gola këtë javë shënuan edhe Liridon Krasniqi, Erton Fejzullahu, Erfan Zeneli dhe Xhevdet Gela.

Për më shumë detaje, shihni videon në vazhdim.

Artikuj të ngjashëm