Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garës për Kumbullën i hyn edhe Liverpooli

Foto: Reuters

Liverpooli dhe Manchester Unitedi kanë hyrë mes klubeve që i dëshirojnë me çdo kusht shërbimet e yllit, Marash Kumbulla sipas “Gazzetta dello Sport”.

Mbrojtësi 20-vjeçar i Veronës ka shkëlqyer në Serie A këtë sezon dhe çmimi i tij sillet rreth 25 milionë funte para afatit kalimtar veror, transmeton KTV.

Manchester City thuhet po ashtu se ka shprehur interesim për Max Kumbullën nga Premier League, derisa një numër të madh të ndeshjeve të tij këtë edicion i kanë përcjellë edhe zyrtarë të Borussia Dortmundit.

Talenti i qendërmbrojtësit të Veronës ku luan bashkë me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin, e kanë parë edhe shumë klube spanjolle, ndërsa në Itali, Interi, Napoli e disa të tjera.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është paraqitur në 18 ndeshje këtë edicion dhe ka realizuar një gol, ndërsa në tetor u paraqit për herë të parë me “Kuqezinjtë”. Ai me klubin e Veronës ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.